Giaunluigi Buffon u shfaq në konferencën për media në Bernabeu në prag të ndeshjes së nesërme, që mund të jetë e fundit për të në Champions League. Diçka e tillë nuk e shqetëson Gigin sidoqoftë, që ëndërron të pamundurën, të përmbysë një rezultat 0-3 nga ndeshja e parë.
Si e pret skuadra këtë ndeshje: ”Me mentalitetin e zakonshëm, me objektivin për të marë rezultatin më të mirë të mundshëm. Është një ndeshje që duhet nderuar, ashtu siç duhet bërë dhe me rivalin, poashtu dhe me kompeticionin. Mbaj mend përmbysje spektakolare dhe si gjithmonë, them që duhet tentuar e pamundura për të mundur të ëndërrosh. Kemi nevojë të bëjmë diçka të tillë për t’u ndjerë një ekip me vlera.”
Ndeshja e fundit në Champions: ”Është e mundur, por nuk më brengos. Kur isha fëmijë ëndërroja të bëja atë që kam bërë dhe të penzionohesh në Bernabeu është diçka e madhe. Do të mar pozitivet nga kjo situatë. E rëndësishme është që për Juven të mos jetë ndeshja e fundit në këtë Champions.”
Cristiano Ronaldo: ”Nuk e di nëse është lojtari më i kompletuar, sepse në vitet e fundit jam përballur me lojtarë të mëdhenjë, por në këtë moment, në pozitën e tij, është lojtari më vendimtar, pa asnjë dyshim. Është impresionues. Ka vazhdimësi dhe gjithmonë shënon gola.”
Ndeshja e parë: ”Nuk dua të kthehem prapa por duhet të pranojmë që asgjë nuk na doli mirë, as në Cardiff e as në Torino. Objektivisht është e vërtetë që mund të mbaronte 0-5, por përderisa jemi 11 vs 11 do të rivalizojmë.”
Një nderim nga Bernabeu?: ”Në jetë kam mësuar të mos pres asgjë. Nëse ndodh diçka e bukur, atëherë shumë mirë. Gjithmonë kur kam luajtur në Bernabeu, qoftë me Juven, qoftë me Italinë, publiku ka qenë shumë i mirë me neve, na ka marë me sportivitet.”