Xabi Alonso ishte në Bilbao International Football Summit 2018 duke festuar javën e qytetit bask dhe mori pjesë në programin ‘El Club’ të beIN La Liga.
Ish lojtari Madrilen analizoi shanset e 3 ish skuadrave të tij për t’a fituar në Champions League këtë sezon: Real Madridit, Liverpoolit dhe Bayernit.
”Në Real Madrid ndihen aq komod në këto lloj ndeshjes saqë ata po kapin shpejtësinë e lundrimit që arritën vitin e kaluar. Ata kanë shumë mundësi të fitojnë një tjetër Championsi.”, e vlerësoi Xabi pozitën e ekipit Madrilen.
Me gjithë respektin për Liverpoolin ai beson se gjërat ishin shumë të mira për Liverpoolin dhe me golin e Salah, ata fituan me një faktor emocional që i shtyu në Anfield.
Sa i përket Bayernit dhe ndeshjes së tyre ndaj Sevillas shtoi: ”1-0 do të kishte qenë ndryshe. Në 1-1 ishte me fat Bayerni dhe ky gol dëmtoi Sevillan. Në pjesën e dytë Bayerni ishte superior. Në Allianz Arena do të jetë e komplikuar për Sevillan pas Bayerni është shumë vertikal, por Sevilla tashmë ka fituar në Old Trafford.”