Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka përdorur 44 formacione të ndryshme në 45 ndeshje e fundit në të gjitha kompeticionet. Mungesa e Paulo Dybalas në ndeshjen e nesërme ndaj Real Madridit e detyron atë të eksperimentojë një formacion të ri.
Ekipi Italian ka një detyrë të vështirë nesër ndaj Real Madridit, ekip nga i cili humbi 0-3 në Torino dhe tani shkon të luajë në Bernabeu me qëllimin që të rikthejë ndeshjen.
Sipas Tuttosport, tekniku Italian do të mund të startojë me formacionin 4-2-4 nesër ndaj ekipit Madrilen.
Portjeri do të jetë i pazëvëndësueshmi Buffon, në mbrojtje De Sciglio, Chiellini, Benatia dhe Sandro. Mesfusha do të përbëhet nga Pjanic dhe Khedira, ndërsa sulmi do të jetë me Mandzukic dhe Higuan në qendër ndërsa nga krahat Cuadrado dhe Costa.
Ky eksperiment mund të kryhet nga Allegri për të sulmuar më shumë ndaj Real Madridit dhe për të rikthyer ndeshjen në favor të tyrin.