Supergoli i Cristianos ndaj Juventusit nuk i ka dëshpëruar vetëm në mënyrë emocionale tifozët dhe gjithë klubin e tyre, por i ka dëmtuar ata edhe në vlerën ekonomike.
Sipas ‘Marcas’, supergoli në gërshërë i Portugezit ndaj Juventusit të martën e kaluar në kuadër të cerekfinales së parë të Champions League, i ka zbritur edhe më shumë vlerën aksioneve të klubit nga Torino, aksione që filluan të pësojnë rënie në cmim që nga fillim i këtij viti.
Klubi Italian pas humbjes në cerekfinale të Championsit tani vlerësohet me një cmim në treg prej 633 milionë euro në vitin 2018, dhe me një rënie prej 18% për dallim nga vlera që kishte në vitin e kaluar.