Zidane ka ftuar në stërvitjen e sotme një 18 vjeçar të akademisë së Real Madridit, Miguel Baeza, që militon në Juvenil A, nën urdhërat e Guti Hernandez.
Ai është një anësor i majtë, ndonëse mund të luaje fare mirë edhe në qendër, ashtu siç bën me kombëtaren U-19 (poashtu edhe tek U-16 dhe U-17), teksa po shijon një sezon madhështor me ekipin e tij, pasi ka marë pjesë në triumfet e La Fabricas, tashmë 6 vite. Vitin e kaluar ai u zgjodh edhe lojtari më i mirë i turneut prestigjioz Al Ass.
Goditja e tij me të majtën i lejon të mposhtë portierët nga hapsira të largëta pa asnjë lloj problemi. Mes tjerash, është edhe një specialist nga goditjet e lira. Dhe kjo nuk ishte hera e parë që luan me ekipin e parë, sepse në të shkuarën ka luajtur sëbashku me Castillan dhe është stërvitur me ekipin e parë, kur të tjerët ishin me kombëtaret e tyre.
Në ndeshjen e sotme të zhvilluar mes lojtarëve, ekipi i tij i formuar nga Llorente, Achraf, Benzema, Modric dhe Castilla, doli triumfues.