Juventusi vazhdon të besojë. Ose, të paktën, ky është mesazhi që Massimiliano Allegri dhe stafi i tij i ka dërguar lojtarëve pas fitores ndaj Beneventos të shtunën.
”Në futboll mund të ndodhë gjithçka, dhe dita e keqe që kemi pasur të martën, mund t’a prekë Madridin tani.”, thotë trajneri Italian.
Ndërsa webfaqja zyrtare e Zonjës së Vjetër thotë se grupi po përgatitet me ”krenari, ndërgjegje dhe qartësi”, sepse atë që e përdorë trajneri nuk është një fazë e kryer por një e vërtetë absolute.
Në ndeshjen kthyese në Bernabeu, Zonja e Vjetër do të jetë pa Dybalan por do t’i rikthehen Pjanic dhe Benatia që munguan në ndeshjen e parë për shkak të pezullimit.”