Marco Asensio ka zbuluar se si një fëmijë kishte një poster të Zinedine Zidane në dhomën e tij, idolit të tij dhe tregoi shpresat e tyre për të fituar përsëri Champions League me Real Madridit.
”Kam pasur një poster të Zidane në dhomën time, ishte idoli im si fëmijë. Ajo elegenacë, talenti i tij dhe gjithcka që ka shfaqur në fushë i kam dashur.”, tha Asensio në një intervistë për BeIN La Liga që do të transmetohet sonte me fillim në ora 22:00.
Mesfushori Spanjoll e sheh ekipin e tij në një pozitë të mirë për t’a fituar përsëri Champions League dhe për të shkruar historinë: ”Unë mendoj se e kemi treguar ndaj PSG-së që jemi ekipi i njejtë si vitin e kaluar dhe jemi përsëri në një nivel të mirë për të arritur gjërat këtë vit.”
Në aftësitë personale, ai analizoi mënyrën e të luajturit në shumë pozicione: ”Mënyra ime e lojës nuk ndryshon asnjëherë, gjithmonë përpiqem të ndjek lojën time. Nuk mendoj se cfarë do të ndodhë dhe cdo gjë është e natyrshme. Kështu vjen më e mira dhe unë e gëzoj më shumë.”