UEFA ka njoftuar për media se tashmë ka caktuar gjyqtarin që do të ndajë drejtësinë në ndeshjen kthyese ndërmjet Real Madridit dhe Juventusit në Bernabeu të mërkurën.
Gjyqtari anglez, Michael Oliver, do të jetë ai që do të ndajë drejtësinë në cerekfinalen kthyese të Champions League ndërmjet ekipit Mbretëror dhe Zonjës së Vjetër.
Sa për kuriozitet, kjo do të jetë ndeshja e parë që ai ndan drejtësinë për ekipin Madrilen në historinë e tyre në Champions League.