Isco është në një formë të shkëlqyer. Pas hat-trickut të shënuar ndaj Argjentinës me kombëtaren e Spanjës, ai ka vazhduar me performancat mbresëlënëse duke bërë për vete të gjithë në ndeshjen ndaj Juventus.
Playmaker-i Spanjoll asistoi për Ronaldon në golin e parë të takimit dhe ishte pjesë e ndërtimit të aksioneve në golat e shënuar, ndërsa me golin e shënuar sot në stërvitje, hedh kandidaturën për një tjetër ndeshje prej titullari, këtë herë ndaj Atleticos.