Ish lojtari Brazilian i shumë ekipeve në Brazil dhe ish lojtari i Portos, Walter Casagrande, ka pasur disa kritika për formën e Neymar dhe rreth botërorit Rusia 2018.
”Nëse Neymar vjen në kombëtaren tonë dhe luan si Cristiano që po luan për Madridin, kombëtarja jonë do të jetë kampion i botës për 90%. Por nëse vjen dhe luan sic luan në PSG, duke dashur të bësh gjithcka, driblime dhe të jesh një figurë kryesore, nuk do të fitojmë asgjë. Duhet të jesh vendimtarë për Brazilin, duhet të bëhesh Cristiano i Brazilit. 10 tjerët luajnë për ty, dhe ti duhet të shënosh gola. Brazili do të shpallet kampion nëse ti e bën këtë.”, ishin fjalët e Casagrande për një program sportiv në Brazil të quajtur SportTV.