Përpara takimit të sontëm në Europa League ndaj Atletico Madrid, Cristiano Ronaldo shfrytëzoi rastin të shohë ish-bashkëlojtarin dhe mikun e tij, Fabio Coentrao, në hotelin e skuadrës së Sporting në Madrid.
Dyshja në fjalë ishin miq të pandashëm në kohën kur anësori ishte në Madrid dhe duke u nisur nga ky fakt, Cristiano gjeti kohën për t’i bërë një vizitë.
Ai u shfaq në drekën e skuadrës së Sporting dhe përshëndeti lojtarët sëbashku me trajnerin, Jorge Jesus.
”Shihni pak se kush ka ardhur për të na dhënë një motivim ekstra për ndeshjen e sontme, Cristiano”, shkruante twitteri zyrtar i Sporting.