Heerenveen ka njoftuar zyrtarisht se Martin Odegaard është dëmtuar dhe nuk do të jetë në gjendje të rikthehet më këtë sezon.
Supertalenti Norvegjez i Madridit i huazuar në ekipin Holandez u dëmtua në fundjavë gjatë ndeshjes që ekipi i tij e fitoi 2-1 ndaj Heracles.
Odegaard u detyrua të largohej në minutën e 61’të të ndeshjes për shkak të një frakture që pësoi në kërcin e këmbës dhe pritet ti nënshtrohet një operacioni gjatë ditëve në vijim.
Të premtën do të takohen udhëheqësit e stafit mjekësor të Real Madridit së bashku me ata të Heerenveen për të verifikuar më mirë dëmtimin e supertalentit të ri Madrilen.