Real Madridi mposhti Juventusin me rezultat 0-3 në ndeshjen e parë cerekfinale të Champions League, me një tjetër ndeshje të madhe në netët Europiane.
Ekipi Madrilen ishte pothuajse pa asnjë gabim gjatë gjithë ndeshje dhe dhuronte spektakël në fushë me lojën e tyre. Ajo që ra në sytë e mediave më së shumti ishte goli i Marcelos i cili erdhi pas një loje shumë të qetë dhe të bukur mes Brazilianit, Iscos dhe Cristianos.
Shumë media e quajtën atë si një aksion i ndërtuar në lagje, nga mënyra se sa lehtë depërtuan deri tek goli i tretë i ekipit.
Ju ftojmë ta ndiqni videon e mëposhtme për të shikuar edhe njëherë aksionin e golit të Marcelos: