Supergoli i Cristiano Ronaldos mbrëmë ndaj Juventusit ka mbuluar ballinat e të gjitha mediave botërore gjatë ditës së sotme dhe shumë futbollist e ish futbollist kanë reaguar duke lavdëruar Portugezin për supergolin që ngriti në këmbë gjithë stadiumin e Juventusit.
Njëri nga lojtarët që reagoi është edhe Zlatan Ibrahimovic i cili aktualisht është duke luajtur për La Galaxy dhe që me Suedinë e kishte shënuar një supergol nga një largësi e madhe ndaj Joe Hart të Anglisë.
”Mendoj se ai është një makinë e golave. Shënoi një gol të mrekullueshëm mbrëmë, por duhet të përpiqet nga 40 metra largësi dhe të shohë nëse do të hyjë në portë.”, thotë sulmuesi kontravers Suedez.
Në vitin 2012, supergoli i Ibras u propozua në mesin e golave më të mirë të sezonit, ndërsa tani i Cristianos konisderohet si një nga më të mirët në historinë e Champions League.