Sonte zhvillohet superndeshja ndërmjet Juventusit dhe Real Madridit në kuadër të cerekfinales së Champions League.
Kjo ndeshje do të na kujtoj finalen e sezonit të kaluar, finalen e Cardiffit në të cilën Madridi shkatërroi Juventusin me rezultat 4-1 duke u shpallur kampion Europe për vitin e dytë radhazi.
Kur ka mbetur shumë pak kohë deri në fillim e ndeshjes ne ju sjellim 5 ndryshimet mes Real Madridit dhe Juventusit që nga finalja e 3 qershorit të vitit të kaluar.
Juventusi pa Bonuccin dhe pa Alves. Madridi me të njejtit
Dy mungesat e mëdha që ishin në finalen e Cardiffit. Bonucci shkoi në Milano dhe Alves në PSG. Këtë herë pritet të luajnë De Scigli, Marchisio apo Bentancur, Matuidi dhe Douglas Costa. Janë të pezulluar Pjanic dhe Benatia dhe Mandzukic pritet të jetë në stol. Nga ana tjetër, Real Madridi mund të startojë me 11 lojtarët e njejtë që kishte fituar finalen e Cardiffit. Dyshimi i vetëm është të startojë Isco, Bale, Asensio apo Vazquez.
Vazquez, nuk është thjeshtë i stolit
Vetëm njëri nga 6 lojtarët që nuk ishin as në stol për finalen e Cardiffit. Ai është Vazquez, të tjerët u larguan: Yanez, Pepe, Mariano, Coentrao dhe James. Galiciani ka rikthyer besimin dhe pasi ishte startues ndaj PSG-së në fitoren historike, do të jetë në stol duke pritur për minuta.
Një ligë e humbur gjatë rrugës
Real Madridi luajti finalen e Cardiffit si kampion i La Ligas, titull që këtë sezon është pothuajse i pamundur. Los Blancos janë 13 pikë prapa Barcelonës në renditje. Juve, i cili gjithashtu shkoi si kampion në finalen e Cardiffit, ka mundësi të rishpallet kampion pasi aktualisht është në vendin e parë të Seria A me 4 pikë më shumë se Napoli
Një finale…e 180 minutave
Juventus vs. Real Madrid do të rikthehet për të parë fytyrat e lojtarëve. Këtë herë do të luajnë në dy anët, në një eliminatore me dy ndeshje dhe jo një finale. Ajo që ndodh në Torino sonte nuk do të jetë vendimtare pasi në Bernabeu luhet ndeshja e dytë. Ojetkivi i parë i ekipit Madrilen do të jetë të shënojnë si mysafir. Juve luan për një rezultat të mirë para ndeshjes khtyese. Herën e fundit kur Madridi vizitoi Torinon humbën 2-1. Në ndeshjen e kthimit barazuan 1-1.
Real Madridi, më favorit
Djemtë e Zidane ishin favorit në finalen e Cardiffit dhe fitorja e tyre kuotizohej me 1.8 ndërsa e Juventusit 2.20. Tani sërish ata janë favorit me 1.4 si mysafir i Juves që ka 2.75.