Carlo Ancelotti do të përfitojë nga loja kundër Real Valladolid për të pushuar disa nga lojtarët e rregullt në skuadër.
Një nga ata që shqetëson më shumë stafin e trajnerëve dhe Real Madridin është Fede Valverde, i cili ka luajtur të gjitha ndeshjet deri më tani në 2023, duke humbur vetëm një ndeshje. Mesfushori uruguaian sapo iu bashkua skuadres Madrilene dje, pasi luajti me Uruguain.
Antonio Pintus e ka paralajmëruar tashmë Carlo Ancelottin për Valverden i cili është thelbësor. “Duhet të pushojë…”, është ajo që fizikanti i ka thënë trajnerit Madrilen, ndonëse për momentin nuk ka rrezik dëmtimi me Fede Valverde, i cili pak nga pak po arrin kufirin.
Pintus i ka propozuar Ancelottit që të pushoj uruguaianin, në mënyrë që ai të jetë i freskët në ndeshjet e Kupës së Mbretit dhe UEFA Champions League.