Paulo Dybala do të jetë plotësishtë i gatshëm për Juventusin në ndeshjen e sontme ndaj Real Madridit.
Duke mos harruar lojtarët tjerë, Dybala konsiderohet nga analistët si lojtari më i rrezikshëm i Zonjës së Vjetër. Argjentinasi njihet për driblimet e tij, goditjet e tij, instiktin e tij vrasës para golit, dhe të gjitha këto e kanë bërë një lojtarë të kompletuar.
Por pse Dybala konsiderohet lojtari më i rrezikshëm i Juves dhe nga cka duhet të mbrohet më së shumti Madridi sonte?
Dybala këtë sezon përvec këtyre vecorive që kemi cekur më lartë, është duke bërë mirë edhe në gjuajtjet e lira pasi aktualisht ka shënuar 3 gola nga gjuajtjet e lira dhe në total si lojtar i Juventusit ka shënuar 8 gola nga kjo pozitë.
Real Madridi është një skuadër që rregullisht ka pranuar gola nga gjuajtjet e lira për shkak të shkurtësisë së portjerit Keylor Navas dhe sonte duhet të jenë shumë të kujdesshëm me faullet e tyre pasi mund të pësojnë shumë lehtë ndonjë gol nga Argjentinasi.
Juventusi viteve të fundit është njohur vazhdimisht për goditësit e mirë të gjuajtjeve të lira si: Del Piero, Pirlo, dhe tani Pjanic dhe Dybala.