Gjatë stërvitjes së fundit të ekipit në Juventus Stadium, tre nga lojtarët kryesorë të Real Madridit: Ramos, Marcelo dhe Cristiano, krijuan një sfidë argëtuese mes tyre dhe prej të cilës doli fitues vetëm njëri dhe ai ishte Portugezi.
Tre lojtarët Madrilen vendosën sfidën e komplikuar të shënojnë golin ‘e pamundur’ nga prapa portës. I pari që provoi ishte Ramos, i dyti që provoi Marcelo dhe i treti Cristiano.
Mbrojtësit dështuan ndërsa Cristiano e qëlloi portën duke dalur fitues nga kjo sfidë e krijuar në stërvitje.
Video që e kemi shfaqur më poshtë ju shfaq më së miri këtë sfidë të tre lojtarëve Madrilen: