Gjatë ditës së djeshme ekipi i Real Madridit arriti në Torino ku sonte do të luajë ndeshjen e vlefshme për çerekfinale të Champions League ndaj Juventusit.
Me lojtarët kishte udhëtuar edhe presidenti Florentino Perez, që do të jetë afër tyre deri në momentet e fillimit të ndeshjes. Disa tifozë Madrilen kishin dalur duke pritur ekipin përpara hotelit në Torino dhe në një video shihet ku presidenti iu dhuron atyre autografe dhe bënte fotografi me ta.
Por e veçanta e kësaj video ishte edhe emri i presidentit, ku tifozët ia ndryshuan emrin duke e thirrur me emrin Valentino, Valentino.
Ju ftojmë ta ndiqni videon e mëposhtme për më tepër nga kjo prapaskenë në Torino: