Kvicha Kvaratskhelia tashmë ka në posedim të tij fanellën Guti që e ëndërronte që në fëmijëri.
Ylli i Napolit, i cili sonte luan për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve ndaj Eintracht-it, ka pritur para orëve një bashkëpunëtor nga ‘El Chiringuito’. Nico Rodríguez udhëtoi në Italinë jugore për të dorëzuar fanellen e Gutit dhe një letër.
Kvaratskhelia i emocionuar lexoi me zë fjalët e Gutit:
“Faleminderit që u dashurove me futbollin tim. I yti do të bëjë shumë fëmijë të dashurohen. Shpresoj t’ju pëlqejë fanella dhe ëndrrat tuaja të realizohen. Pres për ju në Madrid, shpresoj të shihemi së shpejti”.
Gjeorgjiani mbeti pa fjalë madje edhe zëri i dridhej: “Edhe unë kam një dhuratë për Gutin dhe do t’ia dërgoj. Faleminderit shumë për këtë fanellë dhe këtë mesazh. Ju jeni një legjendë e futbollit. Sot është një ditë e rëndësishme për mua”.