Zinedine Zidane u shfaq përpara mediave për të folur për ndeshjen e nesërme çerekfinale ndaj Juventus. Tekniku Madrilen analizoi eleminatoren ndaj ekipit Italian dhe rikujtoi kohën kur ishte në Torino.
Momentet e finales: ”Do të tentojmë të bëjmë një ndeshje të mirë, por nuk ka të bëje asgjë me atë që ka ndodhur 10 muaj më parë.”
Skema që do të përdoret: ”Më pëlqejnë të gjitha, nuk ka të favorizuara. Ajo që më duhet të zgjedh janë krahët, si për shembull, 4-3-3.. Më pëlqejnë ndryshimet dhe dua të luaj në mënyra të ndryshme.”
Ata të cilët nuk luajnë në një ndeshje të rëndësishme, ndjehen lojtarë stoli: ”Shpresoj që ndonjë nga lojtarët të mos e mendoje këtë, sepse nuk është e vërtetë. Për mua nuk ka lojtarë stoli, kam 25 lojtarë shumë të mirë dhe do t’i përdor të gjithë. Ka momente kur dikush luan më tepër dhe mbase Isco me kombëtaren është ndryshe, por atje luan 8 ndeshje dhe këtu luan 60, një ndeshje çdo tre ditë. Ky është koncepti im i trajnimit.”
Juventus më i vështirë në eleminatore: ”Nuk e di, nuk kam menduar shumë për këtë. Do të jetë një ndeshje tjetër, një skenar tjetër. Do të jetë një ndeshje e rëndësishme për të dyja ekipet dhe ne duhet të përgaditemi mirë.”
Eksperienca tek Juve dhe humbja në Amsterdam: ”Besoj që në 5 vitet e kaluara tek Juventus kam mësuar shumë si lojtarë dhe si person. Ishte një ndryshim i jashtëzakonshëm dhe më kanë pritur si një familje. Kam shumë kujtime nga kjo periudhë. Tani kam një stil tjetër. Do të mendojmë për këtë ndeshje. Të dhemb gjithmonë kur humbet, ashtu si në Amsterdam, por ky është futbolli.”
Planifikimi i Cardiff: ”Jo, sepse është krejt ndryshe, nuk ka të bëje me asgjë. Na shkoi mirë por tani është krejt ndryshe dhe mund të ndryshoje gjithçka. Do e shihni nesër.”
Pika e fortë e Juventus: ‘‘Ajo që po bën është shumë e mirë dhe është një ekip shumë i kompletuar, duhet të jemi të kujdesshëm ndaj të gjithëve, në të gjitha repartet.”
Këshilloheni me lojtarët për formacionin?: ”Është diçka që ka të bëje me skuadrën, nuk do të përgjigjem në këtë pyetje.”
Ndryshimi i këtij Reali me atë të Cardiff: ”Nuk jemi shumë të ndryshëm sepse pak a shumë jemi të gjithë, por që atëherë sezoniu ynë nuk ka qenë aq i mirë siç të gjithë prisnin dhe ajo që duam është të bëjmë mirë, t’i kemi gati të gjithë përveç Nachos që do të humbase këto ndeshje për shkak të dëmtimit.”
Do e stërvisnit një ditë Juven?: ”Kurrë nuk mund të thuash kurrë, por unë jam i lumtur këtu ku jam dhe i përkushtohem vetëm Real Madridit. Nuk mendoj për të ardhmen por për punën time ditore. E dini si është ky profesion dhe akoma më tepër Real Madridi.”
Real Madridi dhe Juve, a janë të krahasueshëm?: ”ADEN e dy klubeve është e ngjajshme, gjithmonë do të luftojnë dhe do të mendojnë për të fituar ndeshjet. Jam pak dakord me juve.”
Futbolli i Juventus: ”Besoj që po bëjnë një sezon të mirë dhe ajo që thuhet për kampionatin Italian janë komente individuale. E kam parë Juven shumë ndeshje dhe besoj që po luan mirë.”
Një rezultat i mirë nesër: ”Është e komplikuar, ne gjithmonë dalim për të fituar ndeshjet, ndaj çdo ekipi, por nuk do të thotë asgjë se çfarë kemi bërë më parë. Është e vërtetë që në eleminatore nuk i kemi mposhtur, por jemi këtu për të tentuar dhe për t’a ndryshuar këtë.”