Pasi kanë fituar tashmë Superkupën e UEFA-s dhe Kupën e Botës për Klube të FIFA-s, lojtarët e Carlo Ancelotti janë në gjysmëfinale të Copa del Rey, kanë arritur vetëm në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të UEFA-s dhe janë të dytët në La Liga.
Kohët e fundit, Ancelotti ka filluar ngadalë të rrotullojë lojtarë si Toni Kroos dhe Luka Modric shumë më shpesh se në të kaluarën, duke vënë në qendër të vëmendjes individë të rinj si Eduardo Camavinga, Federico Valverde dhe Aurelien Tchouameni.
Ancelotti dëshiron të startoj me Tchouamenin dhe Camavingan kundër Atleticos nesër, sepse dëshiron ta shoh se si do të shkoj mesfusha me dyshen franceze.
Shpesh ka ndodhur që Ancelotti nuk i ka nisur bashkë mesfushorët francezë.
Vetëm koha do të tregojë nëse trajneri vendos të nisë Tchouameni dhe Camavinga në mesfushë për derbin apo do të zgjedhë përvojën e Kroos dhe Modric ndaj këtij të fundit.