Florentino Pérez tashmë e di shumën që duhet të paguajë për gjeorgjianin.
Real Madridi është i zhytur në planifikimin për sezonin e ardhshëm, me synimin për të përforcuar skuadrën. Kështu, emri i Kvaratskhelia ka hyrë plotësisht në planet e të bardhëve, ndonëse çmimi që do t’i kishte vënë Napoli do ta vështirësonte shumë nënshkrimin e tij.
Napoli është i vetëdijshëm se Kvaratskhelia është lojtari i tyre yll, në fakt, sezoni i shkëlqyer që napolitanët po korrin është kryesisht për shkak të rolit të gjeorgjianit në fushë. Kjo ka bërë që Aurelio De Laurentiis, presidenti i Napolit, të vendosë një çmim fillestar prej rreth 150 milionë euro, siç raportohet nga Diario AS. Drejtuesit italianë e dinë se klubet më të mira në Evropë janë në kërkim të Kvaratskhelia.