Real Madridi do të luaj ndeshjen e radhës në Kupën e Botës për klube kundër Al Ahly.
Edhe në këtë ndeshje Ancelotti ka shumë mungesa, ai doli në intervist para ndeshjes.
“Kupa e Botës për Klube është një turne shumë i rëndësishëm. Kjo do të thotë se ne kemi bërë shumë mirë sezonin e kaluar.”
“Vinicius? Këtu duket se problemi është Vinicius dhe nuk është ashtu. Është një problem në futbollin spanjoll dhe ne duhet ta zgjidhim. Vinicius është viktimë e diçkaje që nuk e kuptoj”.
“Courtois, Militao dhe Benzema janë në listë, sepse ne mendojmë se ata mund të rikuperohen deri të shtunën. Nëse janë mirë, ata do të na bashkohen të enjten.”
“Kupa e Botës për klube në Marok? Është e organizuar mirë. Objektet janë të mira, bari është i mirë, kemi mot të mirë… Do të qëndrojmë këtu për një javë dhe shpresojmë se mund të kthehemi me titull .”
“Kërkesa është shumë e lartë në Real Madrid, ne duhet të vlerësojmë se çfarë po ndodh. Mendoj se skuadra po rritet, ne arrijmë në gjendje të mirë. Brenda ekipit kemi besim se do të bëjmë mirë këtë sezon.”
“Problemi është Vinicius? Shokët e Vinicius? Kundër çfarë duhet të mbrohet Vinicius? Problemi është se çfarë ndodh rreth Vinicius. Ka një problem në futbollin spanjoll që ne duhet ta zgjidhim atë.”
“Vinicius? Kur ka shumë probleme kundër një lojtari, unë mendoj se ata duhet ta shikojnë atë. Ata duhet të kenë shumë probleme në shtëpi dhe ata shpifin ndaj një të riu që po shijon futbollin në mënyrën e tij dhe që meriton respekt”.