Rikthimi i Zidane, në pankinën e Madridit, është ende një mundësi.
E ardhmja e Zidane ka dhënë shumë për të folur javët e fundit, pasi skuadra franceze vendosi të rinovojë Deschamps. Kujtojmë se ëndrra e Zizout ishte të stërviste Francën, por duhet të presë. Për këtë arsye shfaqen destinacione të reja, ndër të cilat do të ishte edhe Real Madridi.
Zidane është një legjendë e Real Madridit , si trajner dhe si lojtar. Francezi ishte në stolin e Bernabéu në dy faza të ndryshme, ku arriti sukses në secilën prej tyre. Që prej largimit nga madrilenët, Zizou nuk e ka rifilluar punën e tij si trajner, duke pritur një telefonatë nga skuadra franceze, por fatkeqësisht për të, kjo nuk do të arrijë të paktën deri në vitin 2026, pas rinovimit të Deschamps. Nisur nga ky fakt, Zidane duket se është gati të stërvitet sezonin e ardhshëm dhe të dëgjojë oferta nga klube të ndryshme.
Në këtë mënyrë, sipas RMC Sport, katër skuadrat që mund të stërviti janë PSG, Bayern, Juventus dhe Real Madrid, edhe pse ky opsion është më i pakti i mundshëm. Por, gazeta franceze nuk ka ngurruar të përfshijë në destinacionet e saj edhe skuadrën e bardhë, ku e ardhmja e Ancelottit ka dhënë shumë për të folur javët e fundit. Kujtojmë se trajneri italian ka kontratë me madrilenët deri në vitin 2024, por nëse nuk fiton titull këtë vit… pozita e tij mund të jetë në rrezik.