Real Madridi mposhti Atleticon me rezultat 3-1, pas një pjese të parë të dobët por me një rikthim senzacional.
Ancelotti doli me një deklarat rreth ndeshjes.
“Ne kemi nevojë për të gjithë lojtarët. Ne luajmë shumë ndeshje kështu që na duhen të gjithë.”
“Atletico Madrid luajti më mirë se ne gjatë pjesës së parë. Pastaj luajtëm një lojë shumë të mirë, shumë të kompletuar.”
“Vinicius ka luajtur mirë, ai mezi priste të luante në Bernabeu. Ai ishte i fokusuar vetëm në lojë, ai e ka merituar golin e tij.”
“Nuk luajtëm mirë në pjesën e parë. Më pas vendosa ta afroj Modricin me sulmuesit dhe kjo ndryshoi lojën.”
“Nuk mund ta kuptoj se si një ekip mund të luajë kaq keq në pjesën e parë dhe më pas kaq mirë në pjesën e dytë dhe në kohën shtesë. Nuk kam një shpjegim.”
“Rodrygo është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne dhe ai po e tregon këtë”.
“Modric dhe Kroos? Të vendosesh në stol është një zgjedhje shumë e vështirë. Por edhe lënia e Ceballos, Camavinga dhe Rodrygo në pankinë është e vështirë.”
“Njerëzit thonë se Modrić është afër pensionit? (Qesh).
“Ka shumë ndeshje, kjo nuk lejon rikuperimin e lojtarëve. Dhe tani kemi lëndime të reja. Do të duhet të përdorim Castilla-n tonë.”