Tre muaj jashtë fushës për shkak të dëmtimit nuk kanë qenë problem për Juan Cuadrado që të rikthehet me gol për Juventusin.
Mesfushori ofanziv kolumbian shënoi një gol në fitoren e mbrëmshme të Zonjës së Vjetër ndaj Milanit me rezultat 3-1 dhe pas ndeshjes foli disa fjalë edhe për ndeshjen e ardhshme ndaj Real Madridit, të martën me fillim në ora 20:45.
”Nuk kemi fituar asgjë, duhet të jemi të qetë. Vetëm duhet të mendojmë për ndeshjen e ardhshme.”, thotë Cuadrado.
Ai beson se këto tre pikët e fituar ndaj ekipit të Gattusos i japin qetësi Juves para duelit ndaj kampionit të Europës: ”Ky triumf do të na japë forcën për t’u përballur kundër ekipit të Real Madridit. Eshtë një ekip i madh, por gjithashtu edhe ne jemi dhe duhet të luajmë këtë ndeshje si të ishte një finale.”
Kolumbiani thotë se nuk sheh dallime mes ekipit të tij dhe Real Madridit. Ai beson se do të përballen me ta pa frikë: ”Eshtë një ekip madhështorë, por ne nuk jemi më pak, jemi si ata, një ekip i madh.”