Real Madridi rikthehet përsëri por tani në Kupen e Mbretit kundër Villareal, humbja kundër Barcelones dhemb shumë por Ancelotti duket më i fokusuar tani.
Ai nëpërmjet një interviste tregoi mungesat dhe zevendesimet e mundshme ne formacionin startues.
“Courtois dhe Benzema do të luajnë nesër”.
“Kroos dhe Modric? Dy situata të ndryshme. Toni është në një formë optimale. Luka luajti Botërorin dhe nuk ndihet shumë mirë. Por ai do të rikuperohet me kalimin e kohës.”
“Camavinga? E largova kundër Valencias për shkak të kartonit të verdhë dhe kundër Barçës për të vënë më shumë lojtarë në sulm. Ai po bën mirë dhe kam shumë besim tek ai.”
“Është e vërtetë që nuk kam qenë gjithmonë i drejtë me Camavinga dhe zëvendësimet e tij, por ai do të jetë shumë i rëndësishëm për ekipin”.
“Vinicius Tobias do të jetë në skuadër për nesër. Ai mund të kontribuojë në lojë, po.”
“Kroos si zëvendësues për Tchouaméni? Jo. Ka ndeshje ku ne duhet ta heqim topin nga pas, por herë të tjera na duhet një profil më mbrojtës si Camavinga.”
“Akademia e Real Madridit? Lojtarët e vitit 2004 që kemi janë shumë të mirë dhe së shpejti do të jenë të dobishëm në ekip.”
“Gjendja e Modricit nuk është e mirë pas Kupës së Botës. Por ai do të na ndihmojë këtë sezon, pak nga pak.”