Mesfushori është ende i paqartë për vendimin e tij, edhe pse klubi ka frikë nga më e keqja.
Florentino Pérez dhe José Ángel Sánchez janë të vetëdijshëm se vazhdimësia e gjermanit për 2023-2024 nuk është konfirmuar, pasi do të varet nga performanca e lojtarit dhe ndjenjat e tij, të cilat janë pozitive për momentin.
Për rastin e Toni Kroos, ka folur Mario Cortegana, duke dhënë më shumë informacion për të ardhmen e një legjende të Real Madridit.
“Konkurrenca e Real Madridit në gjysmën e dytë të sezonit dhe lufta për një pozicion startues kundër Tchouaméni, Valverde, Camavinga do të jenë kyçe në vendimin e Kroos për të ardhmen e tij”, tha gazetari i “The Athletic”, i cili gjithashtu siguroi se. Vendimi i mesfushorit gjerman nuk pritet deri në shkurt.
Për momentin, drejtuesit sportivë të madrilenëve nuk duan t’i bëjnë presion Kroosit, pasi konsiderojnë se ai ashtu si Luka Modric ka fituar të drejtën për të vendosur se kur dhe si do të përfundojë një cikël legjendar te Real Madrid.