Trajneri fizik ka paralajmëruar se ekziston rreziku i lëndimit.
Carlo Ancelotti është duke finalizuar përgatitjen e grupit për pjesen e dytë të sezonit. Megjithatë, Antonio Pintus i ka dërguar atij një lajm që italianit nuk i ka pëlqyer aspak dhe që mund të kushtëzojë njëmbëdhjetëshen e tij të radhës.
Real Madrid dëshiron të arrijë në kushtet më të mira për ndeshjen kundër Valladolidit dhe ndjesitë janë ende të mira. Megjithatë, Pintus ka zbuluar se ka disa lojtarë që po mbërrijnë siç duhet.
Këtë e ka bërë të ditur Carlo Ancelotti duke treguar të dhënat, raportet dhe parametrat që ai ka mbledhur ditët e fundit . Trajneri i madrileneve ka përgatitur një orar specifik për secilin lojtar me synimin për të rritur më tej fizikun e tyre.
Antonio Pintus ka ardhur në përfundimin se lojtarët e Kupës së Botës, veçanërisht ata që kanë shkuar më tej, janë në rrezik më të madh për t’u lënduar . Në Real Madrid janë mjaft të shqetësuar për këtë aspekt dhe mbetet të shihet se si mund të ndikojë në javët në vijim.