Botërori Katar 2022 po tërheq gjithë vëmendjen e futbolldashësve, por edhe të vetë futbollistëve si Cristiano Ronaldo.
Ronaldo është i fokusuar pikërisht tani në Kupën e Botës, pavarësisht se është pa klub, pas largimit të tij nga Manchester United.
“Gjëja më e rëndësishme është që skuadra fitoi, kapitulli për javën tashmë është mbyllur. Mendja ime është ekskluzivisht në Kupën e Botës, më intereson vetëm të filloj me këmbën e djathtë. Ne hymë, fituam, ne luajtëm mirë si skuadër. Të tjerat nuk më interesojnë”, është shprehur së fundmi Cristiano Ronaldo.
Ronaldo dhe Georgina kanë vendosur të transferohen në kryeqytetin spanjoll, ku kanë një pallat të madh në La Finca, pasi për ta është ‘shtëpia’ e tyre, përveç faktit se dashuria e tyre ka lindur në Madrid.
E para që hyri në pronë ka qenë Georgina Rodríguez, e cila është përgjegjëse për mbikëqyrjen e gjithçkaje ndërsa Cristiano Ronaldo luan Kupën e Botës Katar 2022.
Sipas Defensa Central është bërë e ditur se portugezi i është ofruar Real Madridit, për të kompletuar sulmin madrilen, që po i jep shumë dhimbje koke Carlo Ancelottit.