Te Real Madridi kanë lënë gjithçka gati për rikthimin e lojtarëve të tyre nga Botërori i Katarit. Antonio Pintus ka gjithçka gati, edhe pse një pjesë e madhe e skuadrës do të ketë një pushim para se të kthehen në Bernabeu.
Ky pushim në Kupën e Botës ka kushtëzuar dukshëm rutinën standarde të ndjekur në Valdebebas. Të bardhët janë përshtatur me kushtet e krijuara dhe kanë vendosur dy plane për të ndjekur për muajt në vijim, një për ata që do të garojnë në Kupën e Botës dhe një tjetër për ata që nuk do të garojn.
Antonio Pintus ka përgatitur atë që do të jetë ‘parasezona’ e dytë dhe dëshiron ta zbatojë në një mënyrë tjetër në varësi të kësaj çështjeje. Nga Real Madridi po kërkojnë të zhvillojnë miqësore në pushim në mënyrë që lojtarët që mbeten në kryeqytet të humbasin sa më pak ritëm.
Futbollistët që nuk do të jenë në Botërorin e Katarit do të kenë pushim deri më 1 dhjetor . Carlo Ancelotti dëshiron që lojtarët e tij të kenë dy javë kohë për të pastruar kokën dhe për t’u rikthyer me bateritë e rimbushura për pjesen e dytë të sezonit.
Lojtarët që nuk do të marrin pjesë në Kupën e Botës do të kenë një detyrë të caktuar dhe duhet të ndjekin rutinat në mënyrë që të mos ketë ndonjë ndryshim të madh kur bëhet fjalë për rifillimin e stërvitjeve.