Për suksesin e francezit ka folur edhe ish-trajneri i tij te Real Madrid, Jose Mourinho, i cili në një intervistë për “L’Equipe” ka theksuar se edhe ai ka ndikuar në arritjet e sulmuesit.
“Topi i tij i Artë është më shumë si pasojë e evolucionit të tij natyror, sesa rezultat i një obsesioni personal. Kur isha trajner i tij, ai ishte një futbollist shumë i talentuar, në kërkim të identitetit të tij si një lojtar i nivelit të lartë, me ambiciet e duhura. Doja që ai të rritej sa më shpejt dhe e kisha të vështirë”, ishin fjalët e para të portugezit.
Më pas Mourinho shtoi dhe kritikat që i ka bërë Benzemas: “E korrigjova në të gjitha detajet, që nga pesha e deri në minutën minimale të vonesës në stërvitje. Nuk e di nëse kam pasur ndikim në evolucionin e tij, vetëm ai e di, por karakteri i tij i fortë e ka lejuar të përparojë”.