Real Madridi ishte superior kundër rivalit kryesor nê La Liga, Ancelotti si gjithmonë pas ndeshjes shpjegom lojen e skuadres së tij.
“I kërkova Militaos që të ishte më agresiv ndaj Lewandowskit dhe Alaba-s për të mbajtur lojën të kontrolluar”.
“Ne jemi bërë më të bashkuar si ekip pas asaj që ndodhi sezonin e kaluar. E njëjta gjë me tifozët tanë në Bernabéu. Dukej si një natë e Champions League sot.”
“Një ‘goleada’ kundër Barcelonës? Ky është një tjetër futboll (qesh), neve na intereson vetëm fitorja.”
“Laporta shkoi në dhomat e zhveshjes për t’u ankuar për arbitrin? Mendoj se arbitri ishte i drejtë. Ai bëri punën e tij.”
“Tchouaméni është shumë i ri, por ai ka një personalitet të madh, ai është i mrekullueshëm. Duket se ai ka qenë këtu për vite, sepse ai luan përkrah Modric dhe Kroos, kështu që është më e lehtë.”
“Ne i kemi fituar këto 3 pikë. I morëm nga rivali ynë i drejtpërdrejtë, kështu që është shumë e rëndësishme.”
“Valverde po mësohet të luajë në pozicionin e ri. Ai është një lojtar spektakolar.”
“Pjesa kryesore e ditës së sotme ka qenë pjesa jonë e parë. Ne ishim shumë më mirë. Ne kemi qenë vdekjeprurës në sulm.”