Ancelotti edhe këtë ndeshje ka disa mungesa në skuader, dyshja kyçe Courtois dhe Benzema, ai në intervisten para ndeshjes kundër Getafes tregoi për gjendjen e tyre dhe ndeshjen e vështir që na pret neser.
“Benzema është pak i lodhur. Por nëse është mirë nesër në mëngjes, ai do të luajë.”
“Ndeshja e nesërme do të jetë e komplikuar. Ata mbrohen shumë mirë.”
“Nëse një lojtar më thotë se është i lodhur, nuk do ta përdor. Por kjo ka ndodhur vetëm dy herë në karrierën time: njëri prej tyre ishte Pepe para finales së Ligës së Kampionëve.”
“Courtois po ndihet më mirë. Ai me siguri do të luajë kundër Barcelonës.”
“Haaland? Nuk flas për të”.
“Rüdiger e di shumë mirë se ai është shumë i rëndësishëm për ne, ai është një mbrojtës i klasit botëror si Militao, Alaba dhe Nacho”.
“Fokusi kryesor është i njëjtë si gjithmonë. Ne duhet të jemi në maksimumin tonë dhe të përgatitemi mirë, duke marrë parasysh problemet që kemi pasur. Kemi luftuar shumë në këtë lojë sezonin e kaluar.”
“Getafe nuk ka pasur një fillim aq të mirë këtë sezon, por ata janë kthyer duke luajtur me intensitet dhe janë të organizuar mirë. Nuk është kurrë e lehtë të fitosh atje, do të jetë e vështirë për ne, por ne kemi besim se do t’i bëjmë më të mirën”.