Klubi Madrilen solli 7 lojtarë të ri në ekipin e tyre për këtë sezon 2017/18: Achraf, Luca, Vallejo, Theo, Llorente, Ceballos dhe Mayoral.
Theo dhe Ceballos erdhën pas një investimi të vogël, Vallejo, Llorente dhe Mayoral u rikthyen në ekip pas huazimit dhe Luca dhe Achraf nga akademia. Të gjithë erdhën me shpresën se do të gjejnë hapësirë për të treguar vlerat e tyre nën urdhërat e Zidane por nuk funksionuan mirë.
I ashtuquajturi plani B i ekipit nuk ka funksionuar në mënyrë të njejtë këtë vit pasi të gjithë së bashku kanë luajtur 5.344 minuta. Ai që ka luajtur më së shumti është Theo me 1.288 minuta ndërsa Luca Zidane asnjë minutë.
Një analizë nga e përditshmja ‘AS’ thotë që vetëm Theo Hernandez e ka vendin e sigurtë në ekipin Madrilen për sezonin e ri. Theo u transferua për 30 milionë euro dhe ende nuk e ka treguar më të mirën e tij por në javët e fundit ka qenë dinjitoz dhe shumë i mirë në lojën e tij. Brenda klubit besojnë se vetëm ai nga plani B mund ti përmbushë pritjet e klubit dhe se këtë sezon nuk ka pasur mundësi më shumë që Francezi i ri t’i tregojë vlerat, por që do të iu dhurohet mundësia edhe për sezonin e ri.