Marcos Asensio është në vitin e fundit të kontratës me Real Madridin dhe verën që lamë pas refuzoi rinovimin, ndaj Florentino Perez ka urdhëruar Ancelottin që ta përdorë sa më pak të jetë e mundur.
Ka qenë vetë Xavi ai që ka këmbëngulur për futbollistin madrilen dhe e ka kontaktuar personalisht për ta bindur të transferohet në “Camp Nou”, teksa marrëveshja mes palëve mund të arrihet që në muajin janar, kur Asensio të jetë I lirë të firmosë me cilin klub të dojë.