Argjentinasi e ka kritikuar lojën e kundërshtarit të mbrëmshëm, ndërsa i ka lavdëruar lojtarët e tij për lojën e shfaqur.
“ Mund të luash dobët dhe mund të luash mirë, ndërsa Reali i bën të dyja, është një skuadër e fortë. Ne, në pushimin në mes të dy pjesëve kemi biseduar dhe në pjesën e dytë kishim më shumë agresivitet, duke iu afruar edhe barazimit. Mirëpo, Reali mbrohet mirë dhe i shfrytëzon hapësirat e pakta për të shkuar përpara me kundërsulme. Komplimente atyre, por unë jam i kënaqur me punën që e bëri skuadra ime, e cila e demonstroi fytyrën e saj deri në fund”, deklaroi trajneri i Atleticos në konferencë për shtyp.