Zinedine Zidane ka vendosur të pushojë disa nga lojtarët kryesorë nesër ndaj Las Palmas dhe t’i lë plotësisht të gatshëm për ndeshjen e së martës ndaj Juventusit.
Cristiano, Ramos, Marcelo, janë emrat e disa lojtarëve kryesorë që do të pushojnë nesër Las Palmas dhe mendjen e tyre do t’a kenë vetëm në ndeshjen e së martës në Champions League.
Në Madrid një plan rotacioni është i qartë për kursimin e energjisë. Cristiano, Navas, Carvajal (i pezulluar), Ramos, Marcelo, Kroos dhe Casemiro, të cilët luajtën nga dy ndeshje me kombëtaret e tyre, nuk pritet të udhëtojnë apo të jenë në stol për ndeshjen e nesërme nga ora 18:30.
Kështu pritet të startojë nesër Zidane ndaj Las Palmas: