Zemërimi i Asensio që nuk luan? Jam dakord me të, do ta mbaj parasysh.”
“Goli më i mirë sot? Të gjithë. Por unë mendoj se më i miri është i Vinicius. Më i rëndësishmi.”
“Valverde është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Ai është shumë i mirë dhe do të jetë një lider për të ardhmen tonë.”
“Vinicius? Ai është një lojtar i veçantë dhe ndodh që rivali mund të mërzitet pak prej tij.”
“Asensio? Nëse nuk do të kishim shënuar do të kisha vendosur Mariano dhe Asensio, por më pas Lucas Vazquez u lëndua.”
“E kuptoj që Asensio ishte i zemëruar. Jam dakord me zemërimin e tij. Ai është i rëndësishëm për ne.”
“Hazard dhe Ceballos? Dani ishte i mirë, më i përfshirë në lojë. Eden u përpoq të bënte atë që i kërkova. Një lojë pozitive nga të dy.”
“Është më mirë të përdoret Rodrygo si 9 me Valverden sesa Hazard”.
“Shpresojmë ta rikuperojmë Benzemën sa më shpejt që të jetë e mundur”.
“Vinicius mund të luajë vetëm në të majtë, por lojtarët e tjerë mund të luajnë në pozicione të tjera”.
“Kupa e Botës? Mendoj se nuk do të kemi probleme para saj, por kemi dyshime se çfarë do të ndodhë më pas. Do të duhet t’u japim pushim lojtarëve ndërkombëtarë.”