“Courtois ka pasur një problem të vogël në gju dhe nuk u stërvit në këto ditë. Por ai do të luajë nesër.”
“Nuk do ta detyrojmë Benzemën. Ai me siguri nuk do të luajë kundër Leipzig. Më pas do të shohim për derbin”.
“Një ndryshim i sistemit pa Benzeman? Jo. Nuk do të ndryshojë.”
“Është e qartë se nuk do t’i kërkoj Hazardit të shënojë gola si Karim, dua që ai të luajë mirë dhe të lidhet mirë me sulmin.”
“Mariano mund të na ndihmojë në disa ndeshje. Ai është shumë i fortë.”
“Një zëvendësues i Benzemas? Nuk ka. Ai është më i miri. Por ne mund të përdorim lojtarë të tjerë me karakteristika të ndryshme.”
“Vinicius shënon gola në vazhdimësi. Ai është përmirësuar shumë sepse tani është shumë e vështirë që ai të humbasë shanset e tij.”
“Rotacionet? Ne gjithmonë i analizojmë lojtarët. Por më pas do të vendos se kush do të luajë. Nëse shoh që një lojtar është i lodhur, atëherë do ta pushoj”.
“Festimet e Vinicius? Ai është brazilian, kërcen shumë mirë, nuk mendoj se e shqetëson askënd.”
“Nëse Benzema nuk luan kundër Atletico-s, ai me siguri nuk do t’i bashkohet kombëtares franceze për pushimin ndërkombëtar.”
“Courtois u stërvit sot. Ai është mirë dhe do të luajë nesër. Problemi i tij fizik ishte i vogël.”
“Posedimi në futboll? Ishte një modë. Futbolli po ndryshon, më shumë vertikalitet. Futbolli me zotërim nuk është aq në modë sa më parë.”