Kapiteni i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka shprehur edhe njëherë admirimin e palimituar për Cristiano Ronaldon, rivalin e tij në cerekfinale te Champions League.
Portjeri legjendar në një intervistë në Facebook nga UEFA, ka folur për lojtarin Portugezi dhe ka shprehur admirimin e tij për të si futbollist profesional.
”E admiroj shumë për arsye se është një person pragmatik, i kthjellët në cdo gjë që bën dhe në atë cfarë thotë. Mendoj se në vitin e fundit e ka dëshmuar që është shumë intelegjent, sepse ka ndryshuar mënyrën e tij të lojës.”, thotë gardiani Italian.
Buffon tha se në këtë moment Portugezi ‘shpenzon më pak energji me atë që ka bërë më parë’, shpesh duke zënë pozicionin e qendërsulmuesit. ”Eshtë vdekje-prurës, gjithcka që ai bënë është 100% dhe përpara portës është një vrasës.”, përfundoi fjalët legjenda e portës së Italisë.
Gjithashtu, Buffon thuri edhe disa elozhe për ish kapitenin Madrilen, Iker Casillas, portjerin aktual të Portos: ”Ikeri në Madrid dhe tani në Porto, ka treguar se është një atlet dhe një kampion i cili ka dicka të ndryshme nga normaliteti.”