Iker Bravo do të jetë nënshkrimi i radhës i Real Madridit. Klubi i bardhë ka negociuar me Bayer Leverkusen për disa javë intensive dhe sipas Ramón Álvarez de Mon, është arritur një marrëveshje paraprake për transferimin e tij me një opsion blerjeje. Pa dyshim që ka pasur një faktor që e ka kushtëzuar në vendimin e tij.
Sulmuesi ka refuzuar Atlético Madridin, skuadrës tjetër që ka tentuar deri në momentin e fundit të marrë shërbimet e tij dhe me të cilën ka pasur një marrëveshje paraprake verbale.
Madje, në rrjetet sociale futbollisti ka postuar disa foto ku feston golat e tij me ‘siu’-in e Cristianos dhe e përmend me mesazhin: “si idhulli im.”