Të gjithë e dimë që është një mundësi që askush nuk e mer për seriozisht. Sepse, thënë ndryshe, kur flitet për grupin e Spanjës në Rusi – në atë grup ndodhet dhe Portugalia, aktualisht kampioni i Europës – dhe të gjithë e marin si me shaka. Sikur të mos ishte Cristiano ai që ka dëshmuar se mund të shënoje dy apo tre gola ndaj çdokujt. Por në Rusi, mbase jo. Ose të paktën, nga ajo që dëgjojmë, duket si një mendim shumë shumë i zbehtë.
Ai për të cilin flasin të gjithë është Messi. Nuk ndalohet së dëgjuari këto ditë, sidomos në prag të ndeshjes ndaj Spanjës dhe me disa që thonë se ‘futbolli i detyrohet Messit një botëror.’ Dhe nëse Argjentinasi e arrinë këtë, do të shëndrohej në mënyrë automatike, lojtari më i mirë i historisë së futbollit. Por ne themi, ‘Çfarë nëse e fiton Cristiano?’, ‘Çfarë ndodhë nëse e fiton Cristaino?’, sepse nëse ndodh që Messi të fitoje botërorin, mund të imagjinohet që edhe Ronaldo mund t’a fitoje atë. Ai ka fituar gjithçka që ka mundur të fitonte në nivel klubesh dhe nëse e fiton edhe botërorin, do të merte Topin e 6 të Artë dhe me siguri Championsin e 4 apo të 5 në karrierën e tij…
Por, a mjaftojnë të gjitha këto që ai të konsiderohet më i miri i historisë?