Real Madridi ka marrë një vendim dhe dëshiron të largoj Mariano Diazin dhe Alvaro Odriozola, sipas MARCA.
Trajneri Carlo Ancelotti donte t’u jepte atyre mundësinë për të fituar një vend në ndeshjet e para-sezonit, por nuk u impresionua nga ajo që pa, kështu që trajneri italian i ka dhënë klubit dritën jeshile që ti shes në këtë afat kalimtar.
Mariano thjesht nuk e ndihmon klubin në asnjë mënyrë dhe është shumë e qartë se do të jetë mirë për të gjithë në aspektin sportiv nëse ai largohet.
Nga ana tjetër, Odriozola u rikthye te Real Madridi pas huazimit, por Ancelotti është i lumtur me Carvajal dhe Lucas Vazquez për vendin e mbrojtësit të djathtë.