Pep Guardiola dëshiron që Isco të luajë nën urdhërat e tij në Manchester City. Nuk është hera e parë që klubi Anglez e ka si prioritet kryesor futbollistin Madrilen, që gjithmonë ka hedhur poshtë ofertat për të luajtur në Etihad Stadium.
Por, këtë herë Man City ka parë përsëri që Isco nuk po aktivizohet shumë në Real Madrid dhe dëshiron t’a shfrytëzojë këtë duke i ofruar vendin e titullarit në ekipin e tyre.
Sipas ‘The Sun’, Guardiola i ka komunikuar Txiki Begiristain dhe Ferran Sorian, drejtorit sportiv dhe drejtorit ekzektuvi të Cityt, këtë ide për inkorporimin e Iscos në skemën e tyre. Ky medium britanik siguron se klubi i udhëhequr nga Khaldoon Al Mubarak po përgatit një ofertë për Isco prej 86 milionë euro.
The Sun paralajmëron që Isco po kupton mundësitë e tij në formacionin e Zidane nuk kanë vazhdmiësi dhe nëse Madridi vendos të bëjë një ristrukturim brenda ekipit këtë verë, atëherë lojtari Spanjoll mund të largohej nga ta, pavarësisht se ka një kontratë deri në vitin 2022 dhe një klauzolë largimi prej 700 milionë euro.
Drejtuesit e Citizen janë të gatshëm t’i ofrojnë një pagë vjetore prej 9 apo 10 milionë euro që ta bindin Iscon por nuk e harrojnë gjithashtu interesimin e Arsenalit dhe Manchester United për mesfushorin Madrilen.