Skuadra e bardhë vazhdon të punojë për planifikimin dhe përmirësimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.
Deklarata e fundit e Asensios e ka shqetësuar jashtëmase klubin madrilen.
“Janë tre mundësi, më ka mbetur edhe një vit dhe ka mundësi të qëndroj, ende nuk kam biseduar me klubin, dua të fokusohem te kombëtarja, nga ky përqendrim do të shohim se çfarë do të bëj me të ardhmen time. ”, tha Marco Asensio.
Real Madridi i ka ofruar tashmë rinovimin, me kushtet që ai i konsideron të përshtatshme, ndaj tani do të jetë Marco Asensio ai që do të vendosë për të ardhmen e tij, në një rast shumë të ngjashëm dhe që të kujton veçanërisht atë të francezit Raphaël Varane.
Asensio po mendon të largohet falas nga klubi i bardhë në vitin 2023.