Real Madridi po heton tregun e transferimeve në kërkim të përforcimeve të mundshme dhe një nga lojtarët që tërheq vëmendjen është Serge Gnabry. Anësori i djathtë gjerman i Bayern Munichut i përfundon kontrata në vitin 2023 dhe në mungesë të një marrëveshjeje për rinovim, klubi gjerman e ka hedhur në treg.
Real Madridi është në pritje të vendimeve të shumta nga lojtarët e tij, të cilët janë në një situatë të komplikuar kontraktuale dhe sportive, në pritje të largimit të pesë apo gjashtë lojtarëve nga skuadra.
Për këtë arsye, Real Madrid ka pyetur për Serge Gnabry. Një anësor i djathtë me karakteristika shumë të mira për klubin.