Isco do të largohet nga Real Madridi si lojtar i lirë në afatin kalimtar të verës.
Kjo është konfirmuar nga trajneri i “Los Blancos”, Carlo Ancelotti.
“Kariera e Iscos me Real Madridin përfundon sot. Dhe ka qenë një karrierë e shkëlqyer”, tha ai pas ndeshjes që kampioni spanjoll e zhvilloi mbrëmë me Real Betisin, e cila ishte e fundit për këtë sezon në La Liga.
 
					 
	  			  	 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					