Carlo Ancelotti ka vetëm një dyshim në kokën e tij përpara ndeshjes së dytë kundër Chelseas në Santiago Bernabéu . Italiani pushoi një pjesë të lojtarëve ndaj Getafes me synimin për të rimarrë forcat për një përballje në Champions League ku do t’i duhet të tregojë sërish versionin e tij më të mirë si strateg.
Fitorja 3-1 në Stamford Bridge forcoi moralin dhe qëndrimin tonë . Një triumf si ai i arritur në Londër lë përfundime të rëndësishme dhe i pari prej tyre kalon përmes sistemit që u përdor për të dominuar skuadren e Thomas Tuchel . Ancelotti do të vë bast sërish për katër mesfushorë , të cilët në bazë të përpjekjes dhe klasit do të dominojnë mesfushën e ndeshjes.
Madridi tashmë ka konfirmuar humbjen e Eder Militaos për ndeshjen e kthimit ndaj kampionit aktual të Evropës. Grumbullimi i kartonëve të verdhë do ta lë jashtë brazilianin nga raundi i dytë për të cilin Carletto ka një tjetër pengesë në mbrojtjen e tij. Nacho është grumbulluar në mbrojtje me David Alaba , por problemet në krahun e majtë mund të ndryshonin gjithçka.
Mendy mund të mungoj kundër Chelseas.